Site icon Telegrafi

Tradita triumfon përballë parasë

Edhe pse mysafirët ishin në epërsi 0:1 me golin e Fuad Karabegut, Drita riktheu gjithçka për të triumfuar 3:1.

Ishte mesfushori anësor Xhevdet Shabania që fillimisht e barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë.

Shabani ishte realizator edhe i golit të epërsisë për gjilanasit i shënuar në fillim të pjesës së dytë.

Përderisa Drita dominonte në lojë, Hajvalia tentonte barazimin e rezultatit por nuk ia arriti, pasi Qëndrim Sjediu shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për 3:1.

Kështu edhe pse Drita nuk shihej favorite, emri i madh dhe tradita e sajë e eliminuan Hajvalinë e super përforcuar.

Ndërkohë tutje ka kaluar edhe Ferizaj që ka mposhtur si mysafirë Dukagjinin 0:1. /Telegrafi/
 

Exit mobile version