Liverpooli ka arritur që të kualifikohet në 1/16 të finales së Europa League, pasi me barazimin prej 1-1 në Old Trafford, ka eliminuar Manchester Unitedin me rezultat të përgjithshëm 3-1 pas dy ndeshjeve.
Pjesa e parë filloi me dominim të madh të Unitedit, dhe sulme të parreshtura.
Ishte Lingard ai që pati rastin më të mirë, por që e ndali De Gea.
Një penalti mjaft kontraverse u thirr në minutën e 32-të nga gjyqtari i takimit, e këtë e konkretizoi për mrekulli Anthony Martial (32′).
Pak minuta më vonë nga një kënd i vështirë prej gjuajtjes së lirë, Sturridge vetëm sa nuk e rrëzoi golin kur e goditi traversën.
Dhe krejt në fund të pjesës së parë, më i miri në këtë ndeshje, Coutinho, pas një depërtimi fenomenal ia bëri bajat karrierën David De Geas me një parabollim të vogël frontal nga këndi, për të shënuar për 1-1 dhe duke ia shqyer biletën e eliminimit qysh në fund të pjesës së parë Unitedit.
Heshtja e madhe në Old Trafford vazhdoi në pjesën e dytë, pasi që ishte e ditur që Djajtë e Kuq s’kanë kapacitet që të shënojnë edhe tri gola.
Me rezultat të përgjithsëm prej 3-1 Liverpooli shkon tutje në Ligën e Evropës, ku edhe tash konsiderohet favorit për ta fituar garën pas eliminimit të rivalit të përbetuar, Manchester Unitedit që këtë sezon sërish do të mbetet pa trofe, e me gjasë edhe pa një vend në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
Supergoli i Coutinhos nga disa kënde në super HD…Ia vlen ta shikoni, pse jo ta bëni #share !
Posted by Telegrafi Sport on Thursday, 17 March 2016
A ishte penalti ?
Posted by Telegrafi Sport on Thursday, 17 March 2016
Mama mia Sturridge… çfarë goditje !!! Për pak sa nuk e lëvizi golin nga vendi…
Posted by Telegrafi Sport on Thursday, 17 March 2016
Manchester United 1:1 Liverpool FCCoutinho (45+1')
Posted by Telegrafi Sport on Thursday, 17 March 2016
Eshtë De Gea… është ai… mrekullisht…
Posted by Telegrafi Sport on Thursday, 17 March 2016
United 1:0 LiverpoolMartial (penalti)
Posted by Telegrafi Sport on Thursday, 17 March 2016