Telegrafi

Tradhtohet nga bashkëshorti, hakmerret duke përpirë paratë që ai i kishte kursyer (Video)

Sandra Milena Almeida nga Piedecuesta e Kolumbisë, i është nënshtruar operimit për t’i hequr shtatëmijë dollarët që i kishte përpirë.

Me të kuptuar se bashkëshorti po e tradhton, ajo i ka bërë fishek bankënotat prej 100 dollarëve që ai i kishte kursyer dhe ka i përpirë, që të largohet më pas, transmeton Telegrafi.

Por, të nesërmen ka nisur të ketë dhimbje të mëdha barku dhe është dërguar në spital.

Megjithëse nuk ka treguar se çfarë ka bërë, fotografimi me rreze X ka treguar objektet e pazakonta dhe është vendosur që të intervenohet.

Pasi i janë nxjerrë paratë, gjendja saj shëndetësore është stabilizuar. /Telegrafi/