Telegrafi

Tradhtitë më të shpeshta bashkëshortore u ndodhin njerëzve për të cilët as që do të keni menduar ndonjëherë

Nëse dyshoni se partneri juaj po ju tradhton, sigurohuni a takohet shpesh me njerëz të këtillë

Madje një e treta e tradhtive ndodh me personat që i keni në fqinjësi.

Sipas një hulumtimi amerikan, shanset më të shpeshta janë që partneri t’ju tradhtojë pikërisht me ta.

Pa marrë parasysh gjininë, njerëzit shpesh kanë fantazi për personat që janë në fqinjësi.

Tradhtia është pak më e shprehur te gjinia mashkullore. Mirëpo, romancat e këtilla kryesisht janë të destinuara në një afat shumë të shkurtër, transmeto Telegrafi.

Sipas këtij hulumtimi, pothuajse një e treta e femrave kanë pranuar që kanë pasur seks me meshkujt nga lagjja apo me fqinjin e parë. Madje 60 për qind e lidhjeve të tilla kanë qenë për vetëm një natë, 14 për qind e femrave aferën e kanë vazhduar për disa javë, ndërsa vetëm te 6 për qind ka vazhduar deri në një vit.

shutterstock

Është interesante që madje 62 për qind e femrave fantazon për seksin me fqinjin, ndërsa 70 për qind e meshkujve fantazon për seksin me një femër në fqinjësi, transmetojnë mediat.

Pra, harroni vajzat e panjohura që partnerët tuaj po i shikojnë në rrjetet sociale. Ato nuk janë një kërcënim i madh për ju, sepse ata kryesisht kanë kontakt vetëm përmes internetit dhe zakonisht nuk kanë komunikim të drejtpërdrejtë. Gjithashtu, mund të merrni frymë të lehtësuar kur bëhet fjalë për kolegët meshkuj dhe femra. Kërcënimi më i madh është pikërisht në lagje.

Ekspertët thonë se në shumicën e rasteve gjithçka është në nivelin e imagjinatës, por nëse keni ndonjë dyshim, kontrolloni nëse tradhtia bashkëshortore po ndodh para syve tuaj. /Telegrafi/