Telegrafi

Tradhtia shqiptare e agjentit të dyfishtë britanik

Kim-Philby BBC ka transmetuar për herë të parë filmimet e ish-spiunit famëkeq britanik Kim Philby, një nga agjentët më të rëndësishëm të shërbimit sekret britanik, që më pas u arratis në Moskë ku dhe vdiq.

Ato janë gjetur në arkivat e ish-shërbimit sekret gjermano-lindor Stasi, ku ai flet për jetën e tij si agjent i dyfishtë.

Në këtë fjalaim ai flet në një seminar me agjentët gjermano-lindorë ku u mëson se si të jenë të suksesshëm në spiunazh.

Filmimet janë të parat që publikohen për të, sidomos pas arratisjes së tij spektakolare, ku ai flet për tradhëtinë ndaj Britanisë. Philby përmend edhe një episod për të ilustruar kostot njerëzore të tradhëtisë së tij.

Në kohën kur ai ishte me detyrë në Uashington si ndërmjetës mes shërbimeve sekrete amerikane, CIA-s dhe FBI-së, dhe atij britanik, SIS, Philby tradhëtoi operacionin sekret të dërgimit të mijëra shqiptarëve të arratisur në vendin e tyre për të përmbysur regjimin komunist të Enver Hoxhës.

Kim Philby informacionet për kohën dhe vendndodhjen e të ashtuquajturve diversantë, ia kalonte KGB-së sovjetike e kjo e fundit më pas Sigurimit të Shtetit në Tiranë, i cili asgjësoi shumë prej tyre.

Në leksionin e tij, Philby pretendon se ka ndihmuar për parandalimin e Luftës së Tretë Botërore.

Ai pretendon se, nëse nuk do të kishte kompormentuar operacionin dhe nëse ai do të kishte patur sukses, CIA dhe shërbimi sekret britnaik do të tentoninin sërish të njëjtën gjë në vende të tjera si Bullgaria.

Sipas tij, kjo do të çonte në ndërhyrjen e ish-Bashkimit Sovjektik, duke çuar në një luftë të vërtetë.

Kim Philby arriti të shndërrohej në një nga drejtuesit më të lartë të shërbimit sekret britanik SIS, siç njhej gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Madje, ai ishte shumë pranë marrjes së postit të shefit të këtij shërbimi. /Tch/Telegrafi/