Telegrafi

“Tradhtarët” serbë në pllakate nëpër veri

Kështu, siç njofton “Blic”, nëpër të gjitha vendbanimet serbe në veri janë vendosur pllakate me fotot e tre zyrtarëve më të lartë të Serbisë me qeleshe të shqiptarëve në kokë: Aleksandër Vucic, Ivica Dacic dhe Tomislav Nikolic. Në portrete e tyre është mbishkrimi “Ata e tradhtuan Kosovën”.

Gazeta Blic sot shkruan se këto pllakate janë shtypur në shtypshkronjën e vëllait të deputetit serb nga partia e Koshtunicës (DSS) Marko Jaksic, Zorani, transmeton “Koha”.

Zoran Jaksic në veri e ka kompaninë e cila është edhe “furnizuesi ekskluziv“ i shtëpive të studentëve në veri me artikuj ushqimorë dhe ka tërë monopolin në këtë pjesë të vendit pasi furnizon edhe të gjitha firmat e mëdha në veri. Zorani njihet edhe si iniciuesi kryesor i të gjitha protestave në veri.

Paratë për shtypjen e pllakateve janë tërhequr nga Jugobanka në Mitrovicë. /Telegrafi/