Telegrafi

“Tradhtare” nga Skerdi ndezi Prishtinën

Dy muaj më parë, Skerdi, solli këngën e tij të re me titull “Tradhtare”. 

Që në fillim, projekti mori mijëra pëlqime dhe komente pozitive në kanalin youtube dhe në rrjetet sociale.

Kjo këngë në kanalin e lartëpërmendur ka arritur të mbledhë afër 2.5 milionë klikime të cilat edhe vërtetojnë suksesin “Tradhtares” që u punua në studion RedBox Entertainmet, shkruan Klan K.

Përveç klikimeve e pëlqimeve, Skerdi dokumentoi edhe njëherë suksesin e projektit me një koncert të mbajtur mbrëmë në një nga klubet më të mëdha të kryeqytetit, Zone Club.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, shihet atmosfera e ndezur nga artisti me pikërisht këngën e fundit, e cila me sa dëgjohet është mësuar përmendësh nga fansat e tij.

Skerdi po punon për projektin e tij të radhës, i cili poashtu po punohet në RedBox, sipas tij, kënga së shpejti do të jetë gati për publikun.