Telegrafi

T’padashtun në Cineplexx nga 14 shtatori!

Nga 14 shtatorit, filmi “T’Padashtun”, nga regjisori debutant Edon Rizvanolli do të shfaqet në Cineplexx. Filmi fillimisht është shfaqur në festivalin prestigjioz Karlovy Vary International Film Festival.

T’padashtun do të shfaqet në kinemanë Austriake në Prishtinë për një javë rresht. Cineplexx do të ua mundësojë filmit ta plotësojë kriterin bazë, që të mund të jetë propozim i Kosovës për “Oscar”.

T’padashtun shtjellon dramën rrënqethëse të një familjeje refugjate nga Kosova, e cila jeton në Holandë dhe ballafaqohet me një dashuri e cila zgjon shumë plagë të së kaluarës së afërt nga lufta në Kosovë. Në rolet kryesore luajnë Adriana Matoshi, Jason de Ridder, Niki Verkaar, Hugo Koolschijn dhe Celia Nufaar.

Premiera e filmit do të mbahet këtë të enjte, prej orës 20:00 dhe 21:30 në Cineplexx. Të pranishëm do të jenë regjisori Edon Rizvanolli, së bashku me aktorët e filmit.

Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Fondi i Filmit Holandez, Komuna e Gjakovës dhe Komuna e Prishtinës dhe do të shfaqet për herë të parë në Kosovë, në Cineplexx.