Telegrafi

Toyota zvogëloi parashikimet për profit

Koncerni parashikon se do të realizohet profit prej rreth 550 miliardë jenëve (4,4 miliardë euro), në vend të 1,250 miliardë jenëve, siç ishte planifikuar paraprakisht. Kompania në mënyrë drastike i zvogëloi edhe parashikimet për qarkullim.

"Tregjet automobilistike, veçmas në botën e zhvilluar, regjistrojnë rënie të shpejtë. Kjo është situatë pa preçedencë", komenton zëvendëskryetari i Toyotas, Mitsu Kinoshita.

Në gjysmën e parë të këtij viti profiti i kompanisë është zvogëluar për 47,6 për qind në nivel vjetor deri në 493,4 miliardë jenë (3,9 miliardë euro) ndërsa qarkullimi për 6,3 për qind, deri në 12.190 miliardë jeni (97,5 miliardë euro).

"Këto rezultate të këqija kanë të bëjnë kryesisht me zhvleftësimin e jenit dhe rënies së shitjes së makinave për shkak të vështirësive që i kapluan tregjet në Evropë dhe SHBA", tha Kinoshita.