Toyota zbuloi një robot të ri që mund të bëjë punët e brendshme të shtëpisë si pastrimi i tavolinave dhe fshirja e sipërfaqeve të tjera.
Toyota ka treguar robotë të ndryshëm më parë, përfshirë një që luante një violinë.
Vitin e kaluar, kompania zbuloi një droid 6ft-10 inç, CUE 4, që mund të vraponte nëpër një fushë basketbolli, të merrte një top dhe të bënte një “goditje të saktë”.
Sidoqoftë, tashmë kjo kompani po vendos fokusin e saj në robotët shtëpiak që mund të bëjnë punët e shtëpisë, transmeton Telegrafi.
Në një video të postuar të hënën në blogun e TRI, një robot shihet duke pastruar në kuzhinë – duke marrë një gotë të pastër ndërsa fshinte tryezën poshtë saj dhe duke vendosur gotat në lavaman.
Kamarierët nuk duhet të shqetësohen se do të mbeten ende pa punë, tha Bajracharya, nënkryetar i robotikës TRI, pasi qëllimi “është të ndërtojmë aftësi robotike që amplifikojnë, jo zëvendësojnë, aftësitë njerëzore”.
Ndërsa Japonia përballet me një shoqëri super të plakur dhe fuqinë punëtore që tkurret, numri i punëtorëve njerëz që janë në dispozicion për të kryer detyra të tilla po zvogëlohet.
Japonia ka përqindjen më të lartë të të moshuarve në botë, me një të tretën e popullsisë mbi moshën 60 vjeç, sipas Zyrës Japoneze të Statistikave.
Popullsia e vendit ka filluar të zvogëlohet që nga viti 2011, pasi edhe niveli i lindjeve po bie. /Telegrafi/