Telegrafi

Toyota tërheq 1 milion makina nga tregu amerikan

Prodhuesi japonez i automjeteve Toyota, ka urdhëruar tërheqjen nga tregu amerikan të mbi 1 milion veturave modeleve Matrix dhe Corolla, me probleme në rrjetin elektrik.

Në fillim të këtij viti Toyota tërhoqi nga tregu i Amerikës së Veriut mbi 8 milionë automjete.

Kompania ende nuk ka bërë të ditur shifrat se sa do të jenë dëmet nga ky defekt te këto lloje të veturave. /Telegrafi/