Toyota po tërheq më shumë se 1.8 milionë makina të modelit RAV4, njoftoi kompania të mërkurën.
Prodhuesi i automjeteve, është duke tërhequr veturat të viteve të modelit 2013-2018, raporton CNN, transmeton Telegrafi.
Çështja ka të bëjë me një rrezik zjarri nga disa bateri zëvendësuese, tha Toyota në një deklaratë. Meqenëse disa bateri zëvendësuese në SUV nuk kanë dimensionet e duhura, ato mund të ‘dridhen’ dhe të ndezin një zjarr nëse makina bën një kthesë të fortë.
“Disa bateri zëvendësuese 12 volt të madhësisë së specifikuar për automjetet e subjektit kanë përmasa më të vogla të sipërme se të tjerat. Nëse përdoret një bateri më e vogël për zëvendësim dhe mbajtësi nuk është shtrënguar siç duhet, bateria mund të lëvizë kur automjeti drejtohet me kthesa të forta”, tha Toyota. /Telegrafi/