Telegrafi

Toyota do të rifillojë me prodhimin në Japoni pas një sulmi kibernetik

Toyota Motor Corp do të rifillojë prodhimin vendas nga e mërkura pas një sulmi kibernetik ndaj një furnizuesi që ndaloi fabrikat e gjigantit të automobilave në një ditë, duke shkaktuar shqetësime për cenueshmërinë në zinxhirin e furnizimit të Japan Inc.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, nuk kishte asnjë informacion se kush qëndron pas sulmi, apo motivi.

Kjo erdhi menjëherë pasi Japonia iu bashkua aleatëve perëndimorë në shtypjen e Rusisë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, megjithëse nuk dihej nëse sulmi kishte lidhje.

Linjat e prodhimit të Toyota-s do të fillojnë sërish në 14 fabrikat e saj në të gjithë vendin të mërkurën, thuhej në një deklaratë.

Pezullimi i së martës goditi prodhimin e rreth 13 mijë automjeteve. /Telegrafi/