Edhe pse Toyoa Tacoma njihet si një veturë e qëndrueshme dhe shumë cilësore, megjithatë disa pjesë “vitale” duhet të ndërrohen me kalimin e kohës.
Një amerikan, kanali i të cilit në YouTube, AutoJeff Revieës, ka prezantuar një Toyota Tacoma, duke pritur para tij në dritën e kuqe të semaforit, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për një mjet të njohur në SHBA që prodhohet në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara. Vëmendje të madhe ka tërhequr një mbishkrim në pjesën e pasme të veturës, ku shkruan se i ka përshkuar mbi 1.5 milion milje apo rreth 2.4 milionë kilometra.
Ky YouTuber i është afruar pronarit të veturës, Mike Nill të cilin e pyeti se për çfarë bëhet fjalë dhe nëse shifra e vendosur në pjesën e pasme është e vërtetë.
Në video, pronari thotë se veturën e ka blerë në nëntor të vitit 2007, dhe prej atëherë çdo ditë i ka përshkuar rreth 800 kilometra për shkak të punës në dy shtetet amerikane – Virginia dhe Karolina e Veriut.
Sipas pronarit, motori i është ndërruar njëherë, pasi i ka përshkuar 1.5 milion kilometra, e në dy milionë kilometra vetura është bërë me ndërrues të ri.
Por pavarësisht që enterieri duket se është vjetërsuar, ajo megjithatë është e pastër dhe gjithçka në vendin e vet. Mike madje thotë që Tacomen do ta heq qafe, pasi gruaja e tij po insiston që ta ndërrojë me një veturë të re. /Telegrafi/