Site icon Telegrafi

Toyota do ta lansojë makinën me autopilotin më të avancuar ndonjëherë (Foto)

Makina është e bazuar në Lexus LS, ndërsa do t’i ndihmojë Toyotas të zhvilloje dy sisteme të ndryshme të autopilotimit

Brenda dy javësh do të hapen dyert e Detroit Auto Show, ku pritet t’i shohim disa prej modeleve më të kërkuara së fundmi si Toyota Supra dhe Ford Mustang Shelby GT500. Por, para këtij panairi makinash e kemi aktivitetin më të madhe për teknologji të konsumit në masë, CES që zhvillohet në Las Vegas.

Është pikërisht ky organizim që fillon më tetë janar, ku Toyota do ta prezantojë sistemin e vetë vozitjes TRI-P4. Ky sistem do të jetë i integruar në Lexus LS të ri, teksa do t’i ketë dy forma të autopilotimit të quajtura Guardian dhe Chouffer.

Sipas prodhuesit japonez, është thënë se u zgjo pikërisht modeli LS, që të përshtate me aftësitë e sistemin vetë vozitës, për një lëvizje “të butë të timonit, që i ndihmon të lëvizë me shkathtësi edhe nëpër terrene të vështira”.

Derisa Schoffer, mundëson lëvizjen autonome, por me praninë e shoferit, në variantin Guardian shoferi duhet të shikojë më me vëmendje dhe të merr pjesë në vozitje.

Mirëpo, nuk janë bërë të ditura detajet e këtyre sistemeve më të avancuar ndonjëherë, që Toyota i prezanton gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version