Site icon Telegrafi

Toyota Supra kapet gjatë testimit në rrugë, shihen nga afër rrotat origjinale (Foto)

Kjo është pamja më e mirë deri më tani, e modelit Supra të rikthyer

Deri më tani, e kemi parë disa herë gjatë fazës testuese, por kjo është hera e parë që kjo makinë japoneze shihet kaq afër, transmeton Telegrafi.

Madje, kjo është hera e parë që i shihen qartë rrotat origjinale, si dhe eksterierin me dy tone, që i japë përfundime shumë sportive.

Megjithëse është provuar të mbulohet me shirita ngjitës, makinës i shihet qartë edhe logoja nga Toyota.

Vetura është parë teksa lëvizte me rrotat Michelin, të madhësisë 255.

Shtresa për kamuflazh, nuk iu ka ndaluar njohësve të makinave, që të kuptojnë se është punuar nën platformën e Toyota FT-1, vetëm se nuk e ka të njëjtë pjesën e përparme.

Sipas të gjitha gjasave, kjo Supra do të kushtojë rreth 30 mijë euro, kur të del në treg gjatë fillimit të vitit të ardhshëm.

Në anën tjetër, prezantimi zyrtar pritet të bëhet në Paris Auto Show gjatë muajit tetor. /Telegrafi/

Exit mobile version