Site icon Telegrafi

Toyota Supra ka filluar të shënojë rekordet e para

Modifikimi i ka mundësuar, të arrijë shpejtësi shumë të lartë

Pasi që Toyota Supra e re ka nisur të shfaqet në ambientet të ndryshme, kompanitë që merren me modifikime, kanë filluar të eksplorojnë mundësitë e motorit të kësaj makine, transmeton Telegrafi.

Real Street Performance kanë treguar aftësitë e tyre, duke punuar në motorin me 3.0 litra të modelit Supra dhe arritën që nga 335 kuaj fuqi, ta ngritin në 442 kuaj fuqi.

Këtë makinë, ata e dërguan në pistë, ku lëvizi me shpejtësi dhe arriti që shtegun prej gjysmë milje, ta kalojë për 11 sekonda.

Testimi krahas një Toyota Supra të zakonshme, konsiderohet se versioni i ri ka filluar të shënojë rekordet e para dhe të ardhme mund të ketë rezultate shumë më të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version