Telegrafi

Toyota shfaq pjesërisht versionet e reja të Camry dhe Avalon, në prag të prezantimit zyrtar (Foto)

Në prag të prezantimit zyrtar që ndodhë në fund të muajit, Toyota tregon pjesërisht versionet e reja të Camry dhe Avalon

Në fakt, janë zbulime shumë të vogla, ku Camry tregon pak më shumë, pasi në imazh është përfshirë njëra prej rrotave të përparme, transmeton Telegrafi.

Diametri i rrotës është mjaft i madh, ndërsa në të shihet edhe kapësja që shfrytëzohet për frenim. Madhësia që ka, tregon se është shumë e fuqishme, që ndihmon edhe për frenim në shpejti të lartë.

Meqenëse kjo pjesë i është mbuluar modelit Avalon, nuk dihet nëse është e njëjta.

Që të dyja e kanë pjesën e përparme mjaft të gjerë, që tregon për mundësinë e lartë të aerodinamikës, ndërsa mbi të gjitha kanë stil shumë sportiv.

Versionet e reja të Toyota Camry dhe Avalon, pritet të prezantohen zyrtarisht në LA Auto Show. /Telegrafi/