Për të kthyer ndonjërin prej këtyre modele, Toyota duhet të angazhohet që të jenë sa më moderne
Derisa po pritet me padurim që të rikthehet Supra, bëhet e ditur se ky nuk është i vetmi model të cilin po e kthen Toyota prapa, transmeton Telegrafi.
Me ta lansuar këtë model, prodhuesi japonez do të nisë punimet për rikthimin e një tjetër emri klasik si Celica apo MR2.
“Po duam ta ngjallim modelin Celica, por edhe MR2. Më i madhi ishte Supra. Kur të rikthehet njëherë e mire, atëherë do nisim të specifikojmë gjithçka, që ta kthejmë së paku ndonjë prej tyre” ka thënë Masayuki Kai, që është shefi kryesor i divizionit ku po punohet Supra. Kai ka bërë të ditur se Celica mund të arrijë si një model modern, me mundësinë e tërheqjes me të gjitha rrotat.
Një MR2 mund të jetë po ashtu pjesë e planeve, por duket se jo afat shkurtra, sepse është thënë se ‘duhet pritur dhe shikuar çfarë po ndodhë’. Raportohet se këshilli i lartë i Toyotas do të vendosë për rikthimin e Celica apo MR2, duke bërë një studim të hollësishëm të kërkesave të tregut. /Telegrafi/