Telegrafi

Toyota redukton parashikimet për shitjen e automjeteve

Ndërsa analistët kishin parashikuar për shitjen e 9,8 milionë automjeteve.
Por megjith reduktimet e parashikimeve për shitjet, Toyota, pritet të zërë vendin e parë në botë sa i përket shitjeve, për shkak të vështirësive të mëdha që janë duke hasur prodhuesit amerikane të automjeteve.

Presidenti i Toyota, Katsuaki Ëatanabe saktësoi në një konferencë për shtyp$ se kompania kishte si qëllim ti përgjigjej më shpejtë kërkesës në rritje për automobilat që harxhojnë më pak karburant dhe të cilat do të destinohen për tregun e SHBA.

Por reduktimi i parashikimeve për shitjen nuk ka ndikuar aspak në aksionet e kompanisë,të cilat mbetën të pandryshuar..
Për t’iu përgjigjur ndryshimit të nevojave të klientëve, Toyota ka treguar muajin e kaluar për qëllimin e montimit të veturave hibide Prius.

Ajo shpreson gjithashtu të mbledhë forcat për vitin e ardhshëm për një model të ri Prius i cili do të jetë gjenerata e tretë për këto lloj automjete.

Specialistët e këtij sektori presin gjithashtu tregtimin e një veture me kosto të ulët e cila do të shitet më pak se një milionë yenë- 9 mijë dollarë ose 6000 euro, për të qëndruar konkurrentë në tregjet emergjente si India apo Brazili.