Vazhdon testimet, megjithëse është crossoveri më i sigurt në rrugë
Kalimi në mes të koneve të poligonit, duhet të bëhet me kujdes të madhe dhe me shpejtësi jo të madhe, mirëpo ky rregull nuk vlen edhe te Toyota dhe mënyra si e testoi RAV4, e tregon këtë më së miri, transmeton Telegrafi.
Derisa konsiderohet si crossoveri më i sigurt në rrugë, kjo makinë ka kryer testime shumë të ashpra në poligon, duke treguar shkathtësi shumë të madhe.
Sikur të lëvizte me kaq shpejtësi, nëpër hapësira kaq të ngushta dhe kthesa të mprehta, ndonjë makinë edhe mund të rrotullohej.
Mirëpo, njëjtë nuk i ndodhi edhe Toyota RAV4, që lëvizi me shumë shkathtësi nëpër shtigjet e caktuara, duke treguar precizitet shumë të mirë. /Telegrafi/