Modifikimi i përpunuesit japonez, ka bërë që ky SUV të duket shumë më ndryshe
Gjatë vitit të kaluar, Toyota RAV4 është shitur në Shtetet e Bashkuara në mbi gjysmë milioni njësi, që lë të kuptohet se ky SUV është shumë i pëlqyeshëm dhe i kërkuara në treg, transmeton Telegrafi.
Derisa, Lamborghini Urus nuk është shitur në mbi 5,000 njësi në mbarë botën, sepse ka çmim të kushtueshëm prej jo më pak se 200 mijë eurove.
Këto dy makina SUV, që për nga niveli i luksit nuk janë të njëjta, megjithatë mund të modifikohen dhe të duken sikur një makinë me dukje të përbashkët.
Përpunuesi japonez Albermo, e ka krijuar modifikimin e quajtur XR51, nëpërmjet së cilit, e kthen Toyota RAV4, që të duket sikur një Urus, që ka pamje shumë më sportive.
Në RAV4 duhet të largohet grilli dhe hapësirat për hyrjen e ajrit, por zëvendësohen me pjesët nga Labroghini, që nuk pengojnë funksionimin e sensorëve të sigurisë. /Telegrafi/