Toyota do të zgjerojë qendrën e saj të hulumtimit të inteligjencës artificiale dhe robotike, duke shtuar një strukturë të tretë, Ann Arbor, në Miçigan.
Gill Pratt, shef i Institutit të Kërkimeve Toyota, e bëri njoftimin gjatë fjalimit të tij në Konferencën Teknologjisë në San Jose. Objekti Ann Arbor do të jetë e vendosur në afërsi të Universitetit të Miçiganit, ku do të financohen kërkime në inteligjencën artificiale, robotike dhe materialet e shkencës.
Instituti ka për qëllim të kapërcejë hendekun në mes të Inteligjencës artificiale dhe robotike, në mënyrë që të sjellë këtë teknologji në treg.
Teknologjia do të përdoret në masë të madhe për makinat vetë-ngasëse.