Kompania nga Japonia e ka punuar modelin Land Speed Cruise, motori i së cilës i ka dymijë kuajfuqi.
Me këtë fuqi marramendëse, makina mund të lëviz me shpejtësi të madhe dhe të arrijë deri 350 km/h, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, në këtë SUV nuk janë hequr 5.7-litra V8 që i kishte më parë, ndërsa forma e jashtme ka mbetur e njëjtë.
Ky prototip është krijuar vetëm për SEMA, që do të zhvillohet këtë vit, e ku do të garojë në sektorin e makinave me përpunime të mëdha.
Megjithëse nuk do të hyjë kurrë në prodhim, me anë të këtij modeli Toyota ka treguar anën argëtuese dhe shpirtin garues. /Telegrafi/