Telegrafi

Toyota, për herë të parë në krizë pas 71 vjetësh

Presidenti i Toyota-s deklaroi se kompania po përballet me një situatë urgjente të paprecedente. Kërkesa globale për makinën japoneze ka pësuar rënie. Japonia shënoi një deficit prej 2,5 miliard dollarësh në muajin nëntor, ndërsa eksportet pësuan rënie dramatike.

Gjatë muajit nëntor, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti me parë, rënia e eksporteve shënoi 27 për qind ose rreth 42,3 miliardë euro, duke shënuar rënien me të fortë të eksporteve që prej 28 vjetësh.

Japonia, e cila është ekonomia e dytë më e madhe e globit, për herë të parë që prej vitit 2001, ndodhet në recesion. Kërkesa për prodhimet japoneze të makinave dhe pajisjeve elektronike ka rënë në mbarë botën.