Site icon Telegrafi

Toyota nuk vazhdon më me Yaris në Indi për shkak të shitjeve të ngadalta

Toyota Yaris është një supermini shumë e njohur në Evropë me gjeneratën e tij të katërt që është ndër më të shiturat.

Por situata është krejt e ndryshme në Indi, megjithatë, ku Toyota vendosi të “largohet” gradualisht me Yaris për shkak të shitjeve të ngadalta.

Ndryshe, Toyota lansoi Yaris në Indi në vitin 2018 ekskluzivisht në formë sedan.

Modeli ishte një brez i tretë Yaris XP150, i njohur si Yaris Ativ ose Vios në shumicën e tregjeve aziatike, i cili u lansua në vitin 2013 dhe u ndryshua në vitin 2016.

Në tre vjet, Toyota arriti të shiste vetëm 19,784 njësi të Yaris në Indi, përfshirë shitjet e flotës.

Ky numër nuk është i mjaftueshëm për të justifikuar praninë e modelit në një segment të dominuar nga Honda City, Hyundai Verna dhe Maruti Suzuki Ciaz dhe po zvogëlohet ndërsa klientët ikin në drejtim të SUV. /Telegrafi/

Exit mobile version