Toyota nuk ka publikuar rezultatet e plota të shitjeve për vitin 2024, por tashmë ka një arsye për të festuar.
Deri në nëntor, ajo shiti 9,857,938 automjete globalisht.
Për qartësi, numri përfshin gjithashtu njësitë e shitura nga filialet Lexus, Daihatsu dhe Hino, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, këtë javë Volkswagen njoftoi rezultatet e plota të shitjeve për 12 muajt e fundit, gjatë të cilëve dërgesat ranë me 2.3% në 9,239,500 automjete.
Pra, Toyota ka një avantazh të konsiderueshëm prej 618,438 automjetesh ndaj VW.
Për të pestin vit radhazi, gjiganti japonez është prodhuesi më i madh i veturave në botë.
Megjithëse përpjekjet e Toyotas për automjetet elektrike kanë pasur një fillim të vështirë, gama e madhe e veturave me motorë me djegie i ka mundësuar kompanisë të arrijë në çdo cep të botës. /Telegrafi/