A e dini cila është marka më e vlefshme e veturave në botë?
Sipas Global 500 Brand Report, marka më e vlefshme e veturave në botë është Toyota, transmeton Telegrafi.
Ky raport merret me vlerën e kompanive në nivel global, jo sipas sektorëve, kështu që prodhuesi i parë i veturave është në fakt vetëm në vendin e 18-të.
Sipas kësaj liste, prodhuesi më i vlefshëm i veturave është Toyota, e cila ka avancuar me tre vende në nivel global krahasuar me vitin 2023. Vlera e kësaj marke është 58.4 miliardë euro.
Pas Toyotës vjen Mercedes-Benz, me vlerë 47.6 miliardë euro dhe më pas Hyundai Group (41.5 miliardë euro).
Top 5 markat më të vlefshme përfshijnë gjithashtu Tesla (38.6 miliardë) dhe BMW (38.1 miliardë euro).
Këtu është lista e plotë e 10 markave më të vlefshme të veturave sipas Global 500 Brand Report:
Toyota – 58.4 miliardë euro
Mercedes – 47.6 miliardë
Hyundai Group – 41.5 miliardë
Tesla – 38.6 miliardë
BMW – 38.1 miliardë
Porsche – 36.9 miliardë
Mitsubishi Group – 36.2 miliardë
Tata Group – 28.3 miliardë
Volkswagen – 28.2 miliardë
Honda – 25.4 miliardë. /Telegrafi/