Sa herë që Toyota prezanton një model interesant, Liberty Walk shfaqet menjëherë dhe e bën atë edhe më tërheqës.
Ky ishte gjithashtu rasti me Toyota Land Cuiser, një SUV që ishte i fundit në një seri që iu nënshtrua trajtimit në Liberty Walk.
Ai ka një komplet të ri të trupit, i cili përfshin një numër ndryshimesh. Përpara është tani një grilë e re e poshtme me drita mjegulle në qoshet, si dhe një grilë e re e zezë e ndarë në dysh. Ka një aksesor që lidh skajet e poshtme të fenerëve mbi “hundën” e SUV.
Pjesë e ndryshimit të trupit është kapaku i karbonit, gjë që e bën SUV të duket më muskulor.
Liberty Walk ka përgatitur dy spoilerë për pjesën e pasme, një çati dhe një nën dritaren e pasme.
Nën parakolp ka një difuzor dhe tuba shkarkimi trapezoidal nga të dy anët.
Kompleti i trupit shitet në një sërë paketash që kushtojnë 6,270 dollarë, 8,580 dollarë dhe 14,080 dollarë. /Telegrafi/