Site icon Telegrafi

Toyota ka bërë të ditur se sa do të kushtojë Tacoma TRD

Lëvizja nëpër të gjitha terrenet me këtë model, mundësohet pas një çmimi mjaft të lartë

Modeli Tacoma TRD Pro do ishte shumë i mirë, për ata që kërkojnë një makinë për të gjitha terrenet, vetëm se nuk vjen edhe aq lirë, transmeton Telegrafi.

Sipas CarsDirect, kjo makinë ka çmim fillestar prej 40,900 eurove, që është gati i njëjtë me makinat e ngjashme që janë në treg.

Jeep Gladiator Rubicon vjen për 100 euro më lirë, derisa është një makinë picukp për terrene të vështira, shumë e pëlqyeshme. Në anën tjetër, Chevy Colorado ZR2 kushton 40 mijë euro, Ford Langer Lariat FX4 kushton 35,800 euro.

Derisa Toyota ka bërë të ditur se sa do të kushtojë Tacoma, shumica po konsiderojnë se është një makinë mjaft e shtrenjtë, megjithëse e fuqishme dhe e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version