Toyota Gazoo Racing barazoi Audin me një fitore të re në garën 24 orë të Le Mans me pesë fitore të barabarta, ndërsa rekordin e mban ende Porsche, e cila ka një varg prej shtatë fitoresh.
Një fitore të re për Toyota Gazoo Racing solli makina me numrin 8, e cila kaloi vijën e finishit 24 orë pas nisjes nga pole position.
Toyota tani ka pesë fitore të barabarta, dhe pas timonit ishte ish-piloti i Formula 1, Brendon Hartley.
“Isha i pushtuar nga emocionet kur kalova vijën e fundit. Gjatë gjithë garës përpiqesh të mos mendosh për vijën e finishit, ne pamë se çfarë mund të ndodhë në xhirot e fundit ndër vite. Vetëm pasi kalova vijën e finishit, emocionet doli në sipërfaqe. Ndjenja është e mrekullueshme”, tha Hartley.
Këtij të fundit iu bashkuan në fitore edhe shokët e skuadrës Sebastian Buemi dhe Ryo Hirakawa.
Pavarësisht problemeve, një tjetër veturë me numër 7 Toyota Gazoo Racing kaloi e dyta në vijën e finishit. /Telegrafi/