Toyota bZ4X sigurisht ka një nga emrat më të këqij në historinë e automobilave. Duket se prodhuesi më në fund e ka kuptuar këtë.
Kur Toyota bZ4X u prezantua në vitin 2022, shumë u befasuan nga emri i këtij modeli. Megjithatë, Toyota është përpjekur ta shpjegojë atë në mënyrë që të duket se ka kuptim.
Le ta zbërthejmë këtë nomenklaturë: “bZ” do të thotë “Përtej zeros” sepse është një EV me emetim zero. Pas kësaj, “4” tregon madhësinë, si në modelin RAV4. Së fundi, “X” do të thotë se është një crossover.
Toyota u përpoq ta bënte emrin sa më të logjikshëm, por me gjithë përpjekjet e tyre nuk ia doli. Në fund të fundit, ata vendosën të riemëronin modelin, siç tha shefi i Toyota Canada, Patrick Ryan për Motors Illustrated.
Ai nuk dha asnjë detaj, ndaj dimë vetëm se do të ndodhë riemërtimi, por duke qenë se tashmë po merren porosi për vitin 2025, nuk ka gjasa që e gjithë kjo të ndodhë para vitit 2026.
Ky SUV elektrik është gjithashtu i disponueshëm si Lexus ose Subaru. Nëse shkoni për Lexus, ai quhet RZ, ndërsa versioni Subaru është ndoshta i vetmi me një emër të vërtetë – Subaru Solterra. /Telegrafi/