Do të jetë shumë e përshtatshme për pista, si dhe rrugë të zakonshme
Me lansimin e veturave të fundit, Toyota është duke dashur të tregojnë se nuk krijon vetëm makina monotone, por shumë atraktive dhe interesante, transmeton Telegrafi.
Në mesin e tyre është edhe GR Super Sport, hipermakina me afro 1,000 kuaj fuqi, me të cilën do të garojë krahas Aston Martin Valkyrie në World Endurance Championship.
Shkaku i rregullave në homologimit në La Mans, që makinat të jenë të afërta me ato që mund të voziten në rrugë, do të kenë edhe versionin për rrugë.
Deri më tani, është prezantuar vetëm si koncept, ndërsa tani është vënë në lëvizje edhe versioni që mund të vozitet, ndërsa në makinë ishte presidenti i kompanisë Akio Toyoda.
Shtresa të mëdha kamuflazhi i mbulojnë të gjitha pjesët, megjithatë duket se ngjanë me origjinalin, ndërsa nuk mungon edhe një pjesë e shtuar në tavan.
Makinës i është parë edhe brendia, ku ka shumë metal me fibra karboni, ndërsa shihet edhe një ekran shtesë dhe shumë pjesë digjitale. /Telegrafi/