Site icon Telegrafi

Toyota e re me aplikacion special, përmes të cilit prindërit kontrollojnë vozitjen e të rinjve (Video)

Prodhuesi japonez Toyota, në përpjekjet për të rritur sigurinë në vozitje, ka krijuar një aplikacion special, të cilin e komandojnë prindërit e shoferëve të rinj.

Shpejtësia e lartë dhe përdorimi i telefonit, janë faktorët kryesorë në aksidentet rrugore, andaj janë bërë intervenime në parandalimin e tyre, transmeton Telegrafi.

Sa herë që rritet shpejtësia, muzika do të ndryshohet dhe në veturë do të dëgjohej një melodi të cilën e kanë vendosur prindërit.

Nëse preket telefoni gjatë vozitjes, makina ndalon në vend duke bërë që shoferi të duket sikur të jetë i paaftë në vozitje.

Për gjithçka që ndodhë gjatë lëvizjes, prindërit do të marrin njoftime në telefonin e tyre dhe do të dinë se ku e kanë fëmijën. /Telegrafi/

https://youtu.be/WrWwNZMrJ4o

Exit mobile version