Telegrafi

Toyota do t’i paguajë gjobë qeverisë amerikane

Lajmin e bëri sot publik ministri i Transporteve të SHBA-së, Ray LaHood.

"Jam i lumtur që Toyota pranoi përgjegjësinë e saj se shkeli detyrimet ligjore që duhej të respektonte për të denoncuar me shpejtësi defektet në automjetet e saj", deklaroi LaHood.

Ministri theksoi se "njoftimi me vonesë nga ana e Toyotas kishte vënë në rrezik përdoruesit".

Shuma që Toyota duhet të paguajë është më e larta që lejohet nga ligji amerikan për një rast të tillë dhe gjithashtu më e larta që ka vendosur ndonjëherë Ministria e Transporteve.