Site icon Telegrafi

Toyota Camry TRD është më i lirë se që pritej

Veprim shumë i mirë nga Toyota, për ta shpërndarë edhe më shumë këtë veturë në treg

Me dizajnet e reja dhe sistemin praktik të vozitjes, veturat nga Toyota janë bërë shumë më të dashura për blerësit, transmeton Telegrafi.

Interesimi për to, pritet të rritet edhe më shumë, shkaku i çmimit të lirë dhe të përshtatshëm.

Derisa modelet e reja, kushtojnë më shtrenjtë se ato që janë aktuale, njëjtë nuk ndodhë edhe me Camry TRD të ri.

CarsDirect ka mësuar se Toyota Camry TRD, ka çmim fillestar prej 28,900 eurove, që është për 360 euro më lirë se modeli aktual. Versioni XKE fillon nga 31,900 euro, derisa për XSE duhet paguar 32 mijë euro.

Ky është çmim shumë më i lirë se që pritej, për Toyota Camry TRD që ka 2.0 litra dhe 252 kuaj fuqi, derisa është një makinë shumë e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version