Nën kapak, nuk e ka motorin e fuqishëm V10
Modeli Camry nuk i mundësoi Toyotas që të grumbullonte aq para sa kishte parashikuar me shitjen e kësaj makine që vinte si coupe dhe convertible, transmeton Telegrafi.
Derisa nuk është një makinë me stil të lartë dhe as sportive, Camry është shumë i qëndrueshëm dhe për këtë është pëlqyer shumë.
Por, një pronar i një Camry të prodhuar më 2002, vendosi që ta transformonte këtë makinë, që të duket si një BMW M5 dhe duket se ia ka dalë me mjaft sukses.
Si pjesë e ndryshimeve, ishte e gjithë pjesa e përparme, dritat dhe grilli, që u huazuan nga BMW. Vetëm se nën kapak mbetet motori i njëjtë me 3.0 litra dhe jo ai me 5.0 litra V10 që e përdor BMW në makinat e reja.
Ky transformim nuk ka kushtuar lirë, pasi pronari shpenzoi 6,500 dollarë për ngjyrën, 2,000 dollarë në rrota të reja dhe 2,000 në kulm, ndërsa nuk dihet se për sa mund të shitet kjo makinë që ka dukje mjaft të mirë. /Telegrafi/