Site icon Telegrafi

Toyota Camry kthehet në Evropë (Foto)

Pas 14 vjet mungese nga Kontinenti i Vjetër, sedan i Toyota do të rishitet në tregun evropian nga viti 2019.

Prodhuesi japonez njoftoi se Camry do t’u ofrohet klientëve në të gjithë Evropën Perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe.

Gjenerata e tetë e limuzinës së Toyota-s kishte premierën në 2017 në Detroit dhe në Evropë do të shitet në një version hibrid me një motor me benzinë 2.5-litra.

Specifikimet e këtij modeli nuk janë bërë të ditura, por dihet se motra e Camry për tregun e SHBA ka motor 2.5 litra I-4 benzine me 206 kuaj fuqi.

Hibridi amerikan Camry është i pajisur me bateri litium-jon, dhe për transmetimin e energjisë, një shpejtësi automatike me tetë shpejtësi.

Gjenerata e tetë e Camry bazohet në platformën e re të mekanikës TNGA, dhe hibridi në SHBA shitet me një çmim prej 27,950 dollarësh.

Nuk dihet se sa do të kushtojë në Evropë, por mediat britanike kanë raportuar se në Britani të Madhe kjo makinë do të jetë më e shtrenjtë se versionet crossover C-HR. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version