Prodhuesi japonez i veturave, ka bërë të ditur se Supra i ri do të jetë hibrid.
Kjo është e vetmja informatë zyrtare, pasi që Toyota konfirmoi se është ende duke punuar në këtë model, transmeton Telegrafi.
Kohë më parë, kompania është detyruar të pranojë se po e teston këtë veturë, pasi spiunët e kishin fotografuar me mbështjellësin kamuflazh.
Në anën tjetër, mediet shkruajnë se kjo Supra e rimodeluar do të lansohet vitin e ardhshëm, apo në fillim të vitit 2018, por këto nuk janë konfirmuar zyrtarisht. /Telegrafi/