Site icon Telegrafi

Toyota Avalon ka mundësi të lëvizë edhe anash duke rrëshqitur (Video)

Moti me shi, nuk përbën problem që ta kryejë këtë manovër

Blerësit e duan Toyota Avalon, për shkak se është i fuqishëm dhe i sigurt, megjithëse nuk mund të kryejë disa prej manovrave sportive, që më shumë i duan entuziastët, transmeton Telegrafi.

Por, me modifikimet që janë bërë nga TRD, modeli Avalon është bërë shumë interesant për ta vozitur, përfshirë edhe lëvizjet e pazakonta për këtë makinë.

Ulja e sistemit të pezullimit, forcimi i shasisë, amortizatorë më të fortë dhe rrotat të reja me 19 inç, i kanë mundësuar kësaj makine edhe të lëvizë anash duke rrëshqitur, që është shumë e pazakontë për këtë makinë.

Ndryshimi i frenit të dorës, në një të ri me hidraulik, ka krijuar shumicën e mundësive të kësaj manovre, derisa motori me 3.5 litra që prodhon 301 kuaj fuqi, i është lënë i njëjti.

Më e mira e Toyota Avalon, është se mund të blihet duke filluar nga muaji gusht, me tetë shpejtësi automatike si dhe shtesa tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version