Katër personat e ndaluar për 3.4 milionë eurot e kapura pak ditë më parë në Portin e Durrësit do të vijojnë të mbeten në burg.
Gjykatës së Krimeve të Rënda ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarit: Klevi dhe Edi Likë, A. Mollayemrin dhe Agmin Çekën. Ndërkohë, janë regjistruar si persona nën hetim edhe kushërinjtë Vladi.
Pak ditë më parë, Gjykata e Durrësit, ka shpallur moskompetencën për çështjen, duke vendosur dërgimin e akteve pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, si gjykata kompetente për shqyrtimin e rastit./Telegrafi/