Telegrafi

Tovërlani u jep kohë ekipeve tjera

Bardhekaltrit duhej t’i fillonin stërvitjet të hënën, por e shtynë fillimin e tyre duke u arsyetuar se mungojnë kushtet elementare për lojtarët, si rryma e uji. Ndërsa, ekipet tjera të Raiffeisen Superligës së Kosovës tashmë i kanë filluar stërvitjet e rregullta.

“Jo nuk shqetësohem se jemi vonë. Unë ju jap ‘fore’ të gjitha klubeve që dy javë para meje t’i nisin stërvitjet, dhe do të jem unë ai që do të arrij t’i përgatis lojtarët e mi më mirë se të gjithë".

“Në këtë mot të ftohët të vendosësh t’i stërvitësh lojtarët ku mungon uji dhe rryma është e pamundur. Unë nuk dua të rrezikoj që lojtarët e mi të ftohen për këtë edhe vendosëm që të shtyjmë për dy ditë tjera nisjen e stërvitjeve", ka thënë Tovërlani për Zëri. /Telegrafi/