Prishtina u shpall kampion vjeshtor për këtë edicion në Raiffeissen Superligën e Kosovës në futboll, pasi të mërkurën në stadiumin e kryeqytetit fitoi ndaj Dritës me rezultat 2-1.
Në anën tjetër, rivali tjetër për kreun, Trepça ’89 mbrëmë barazoi në fushë të Llamkos Kosovës për ta lërë ekipin e trajnerit Afrim Tovërlani me katër pikë të pastra në krye.
“Titulli i kampionit vjeshtor nuk është ndonjë e arritur e madhe për Prishtinën, por gjithsesi do të shërbejë si motiv për lojtarë, që të njëjtën rrugë ta ndjekin edhe në pranverë”, ka thënë për “Sport” trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani. /Telegrafi/