Site icon Telegrafi

Tovërlani: Suksesi është i përbashkët

”Ky nuk është sukses individual, por është sukses i përbashkët duke filluar nga kryesia, trajnerët, e në veçanti lojtarët të cilët gjithashtu kanë hyrë në histori të klubit duke i fituar këto dy trofe. Ishte jashtëzakonisht vështirë të arrihet ky sukses i dyfishtë”, tha Tovërlani për Zërin, duke komentuar më pas edhe disa nga njohësit e futbollit që këto trofe Prishtina e kishte lehtë t’i fitojë pasi që kishte fond të bollshëm të lojtarëve.

“Sikur ta kishim pasur lehtë, atëherë nuk kishte pasur nevojë të bëhet ndërrimi i trajnerëve. Këtë fond e kishte edhe gjermani Jerat edhe Ejup Mehmeti. Sigurisht që kur të kesh fond të mjaftueshëm është me lehtë por aty edhe lind problemi se si të krijosh ekipin adekuat”.

“Secili kërkon të luajë, andaj është detyrë e trajnerit ta bëjë përzgjedhjen me të duhur. Tash po ju rikujtoj se në fillim të kampionatit kam thënë se klubeve të Kosovës iu jap dy javë afat më shumë të punojnë dhe unë do t’i tejkaloj me përgatitje. Kjo u dëshmua gjatë kampionatit e u dëshmua edhe në finale të Kupës ku pas 120 minutave lojë, shumica e lojtarëve të Ferizajt i kapi “ngërçi” çka u pa që ekipi jonë ishte shumë më i përgatitur”, shtoi Toki. /Telegrafi/ 

Exit mobile version