Site icon Telegrafi

Tovërlani: S’ka më tolerime

“Pa dashur ta nënçmoj Besën, por me respektin maksimal do të hyjmë në fushë dhe nuk do të lejojmë asnjë rezultat tjetër përveç fitores”, tha Tovërlani, i cili më pas bëri edhe një krahasim se si skuadra me ekipe të forta luan mirë ndërsa me ato më të dobëta luan dobët.

“Në ndeshjen me Drenicën, futbollistët e kanë kuptuar se asnjë ndeshje nuk fitohet pa angazhim maksimal. Është e vërtet që në ndeshjet që janë cilësuar derbi kemi luajtur mirë, por me këto ekipet pak më të dobëta nuk kemi pasur angazhim të mjaftueshëm. Më nuk do të ketë tolerime, për asnjë futbollistë që nuk angazhohet kushdo qoftë ai”, tha Tovërlani.

I bindur në suksesin e Prishtinës, është edhe sulmuesi Berat Hyseni. ”Kemi punuara mirë gjatë javës dhe jemi përgatitur për këtë ndeshje. E kemi harruar përballjen e fundjavës dhe ekipi tashmë e ka kthyer besimin dhe nga kjo përballje do t’i hymë serisë së fitoreve si brenda ashtu edhe jashtë”, tha Hyseni.

Në anën tjetër optimist për rezultat pozitiv është edhe tabori pejan. Gardiani i Besës, Valmir Bytyqi tha se ballafaqimi i këtyre dy skuadrave është derbi i madh. “Pavarësisht pozitave në tabelë, kjo ndeshje është derbi i madh. Ne shkojmë në Prishtinë që fillimisht të bëjmë lojë të bukur dhe me dinjitet t’i mbrojmë ngjyrat e klubit dhe në bazë të kësaj të dalim me rezultat pozitiv”, tha Bytyqi. /Zëri/Telegrafi/

Superliga – java 10

Drita – Llam. Kosova 3:0

E shtunë
Prishtina – Besa

E diel
Trepça’89 – Ferizaj
Hysi – Drenica
Feronikeli – F. Kosova
Hajvalia – Trepça 

Exit mobile version