Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë publike listën e Përfaqësueses U-21.
Shtëpia e futbollit kosovar bëri të ditur emrat e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore në Antalia të Turqisë.
Më poshtë keni njoftimin e plotë të FFK-së:
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për kampin e radhës përgatitor në Antalia.
Dardanët U21 do të qëndrojë tetë ditë në bregdetin turk nga 14 nëntori, e ku pritet t’i zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore-stërvitore. /Telegrafi/