Ish-trajneri i kësaj skuadre, Afrim Tovlërani, zbulon se pse Prishtina ndodhet në këtë gjendje.
“Më vjen keq që po e shoh Prishtinën në këtë gjendje. Vite më parë kur kanë ardhur ekipet në Prishtinë, janë dorëzuar në Veternik, apo duke hyrë në qytet. Prishtina e ka humbur besimin, karakterin e skuadrës fituese. Ekipet po vijnë dhe po e shtrojnë lojën midis Prishtine".
"Krejt kjo është pasojë e vitit të kaluar, kur Prishtina shpenzoi shumë duke blerë futbollistë me shuma të mëdha dhe duke nënshkruar kontratë 6-mujore. Ish-trajneri Bylbyl Sokoli e ka sjell ekipin në këtë gjendje dhe ata që e kanë përkrahur strategjinë e tij".
"Turp të largohen prishtinasit dhe të sillen lojtarë me kualitete të dobëta. Ja disa emra: Endrit Krasniqi, Besnik Krasniqi apo ka mundur të rikthehet Behar Maliqi. Mendoj se më së paku faj në rezultatet e Prishtinës, ka trajneri Ramiz Krasniqi. Kryesia duhet ta gjejë një zgjidhje”, ka thënë Afrim Tovërlani për Gazetaolle.com.
Kujtojmë se Afrim Tovërlani i fituar me Prishtinën të gjithë titujt e mundshëm në futbollin e Kosovës.