Prishtina e nisi mirë edicionin e ri të garave, duke e mposhtur ekipin e promovuar sivjet në Superligë, Istogun (2:1). Në fakt, kjo fitore e Prishtinës ishte paksa më e vështirë se sa që pritej. Mirëpo, trajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli, ka vlerësuar se tashmë Prishtina është ndryshe, dhe po zhvillon krejtësisht një stil tjetër të lojës. “Ata që e kanë përcjellë ndeshjen kanë mundur të vërejnë së Prishtina tashmë luanë një stil tjetër të lojës. Po luajmë futboll më dinamik. Gjithsesi, na nevojitet kohë për të zbatuar në përpikëri këtë mënyrë të lojës”, u shpreh Sokoli për ‘Sport Plus’.
Në anën tjetër, Afrim Tovërlani, i cili në edicionin e kaluar e ka drejtuar Prishtinën ka thënë se këtë skuadër të Prishtinës do ta mundte pa problem. “Në bazë të lojës së parë, po ta sfidoja sot Prishtinën, do ta kisha mundur pa problem”, ka thënë të enjten një ndër trajnerët më të suksesshëm të Prishtinës, Afrim Tovërlani.
‘Istogu luajti në mbrojtje’
Afrim Tovërlani ndër të tjera ka thënë se Istogu në ndeshjen e parë aplikoi lojë mbrojtëse. “Tek pas katër pesë ndeshjeve do të shihet loja e secilës skuadër”, potencoi ‘Toki”. “Istogu luajti lojë i tërhequr dhe Prishtina normalisht se u desh që të sulmojë”, përfundoi prononcimin e tij, Afrim Tovërlani, i cili me Prishtinën i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin e Kosovës. /Telegrafi/