Site icon Telegrafi

Tovërlani: Prishtina ka nevojë për një mesfushor dhe një sulmues

“Nuk është aspak rezultat i favorshëm, Drita e argëtoj një pikë me meritë. Nuk i shfrytëzuam ato gjysmëraste të cilat i patëm një pjesën e parë, nga harkimet që i kishim. Patëm më shumë posedim, por prapë nuk ishim ata që duhet të jemi, sidomos në fazën e sulmit”, potencoi Tovërlani.

“Prishtinës po i mungon futbollisti i cili depërton nga mesi i fushës, apo nga krahu i cili do të mund diferencën si dhe një golashënues që do të drejtonte atë top në rrjetë. Distanca me vendin e parë është dhjetë pikë, ka mbetur edhe një ndeshje, pastaj të ulemi e të shohim ku jemi, çka jemi”, përfundoi tekniku bardhekaltër.

Prishtina këtë edicion është larg formës së vitit të kaluar kur u shpall kampione e dyfishtë e Kosovës. Deri tani, skuadra bardhekaltër ka tubuar vetëm 24 pikë në 16 ndeshje, duke shënuar kështu shtatë fitore, tri barazime dhe gjashtë humbje. /Telegrafi/ 

Exit mobile version