"E pres një ndeshje mjaft të vështirë. Skuadrën e Hysit e vlerësoj si skuadër shumë të mirë, e këtë e ka dëshmuar sidomos në fushën e vetë.
“Mendoj se do të jetë vetëm një lojë dhe asgjë tjetër, sepse si për ne ashtu edhe për Hysin, pa marrë parasysh rezultatin e këtij takimi asgjë nuk do të jetë përfundimtare sepse mbesin edhe shumë ndeshje deri në përfundim të kampionatit".
"Do të shkojmë të luajmë hapur, në kërkim të fitores, mirëpo gjithmonë duke e ditur se Hysi ka skuadër të mirë dhe jo rastësisht nuk ka pësuar asnjëherë në këtë edicion në fushën e saj.
“Me siguri se Mazrekaj dhe Kukaj do të na mungojnë, mirëpo gjithsesi çdo futbollist i Prishtinës duhet të shfrytëzoj rastin kur do që do t’i jepet mundësia dhe të dëshmojë se përse bën pjesë në përbërjen e skuadrës", tha ai për faqen e klubit. /Telegrafi/